Kolonët hebrenj po përfitojnë nga lufta në Gaza duke zgjeruar zaptimet e tokave të palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli. Zgjerimet e atyre që njihen si posta, që konsiderohen të paligjshme si nga ligji izraelit, ashtu edhe nga ligji ndërkombëtar, që ndalon zhvendosjen e popullsisë civile në territore të pushtuara janë shumëfishuar vitet e fundit, sipas një investigimit të BBC.