Temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë qytetarë nga Kosova të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për t’i kaluar ditët e ngrohta të verës. Numri i lartë i shqiptarëve të Kosovës që janë nisur për të pushuar në bregdetin shqiptar ka bërë që këtë të enjte të krijohen kolona të gjata në kufirin Kosovë-Shqipëri.