Me këtë vendim Kolegji Zgjedhor rrëzoi pretendimet e Partisë Demokratike duke i hapur rrugën KQZ-së të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Tiranës dhe të shpërndajë mandatet për deputetët që rezultuan fitues. Partia Demokratike kërkonte shpalljen të pavlefshme të rezultateve dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë. Përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti politik argumentoi se nga procesi i rinumërimit pati disa ndryshime në procesverbale, prandaj duhej të kryhej sërish procesi i votimit.