Top News – Kokrra e breshërit sa një ‘shalqi’/ Itali, thyhen dy rekorde në pesë ditë, 19 cm diametër
26/07/2023 13:13

Janë dashur vetëm pesë ditë që rekordi për kokrrën më të madhe të breshërit, të thyhej, dy herë. Autoritetet kanë konfirmuar se një kokërr breshëri me diametër 19 centimetra, e rënë në Azzano Decimo të Italisë, ka bërë që të thyhet rekordi në kontinent dhe për vetëm, 1.3 centimetra nuk ka mundur të rrëzojë rekordin botëror. Pesë ditë më parë ndërkohë, në Carmignano di Benta, ishte shënuar rekordi i mëhershëm evropian, me një kokërr vbreshëri me diametër 16 centimetra. Laboratori evropian i stuhive të forta ka kryer matjet dhe ka konfirmuar përfundimet. Rreth orës 23.00 të mbrëmjes së 24 korrikut, qyteza e vogël Azzano Decimo në Itali u godit nga një breshër gjigand që rezultoi edhe në zbulimin e mostrës që theu rekordet. Pas një ekzaminimi të hollësishëm të raporteve dhe fotografive, specialistët nga baza e të dhënave të laboratorit, konfirmuan diametrin prej 19 centimetra të kokrrës së breshërit. E kjo kokërr gjigande ishte shumë pranë rekordit botëror, një kokërr breshëri me diametër 20.3 cm e zbuluar në Vivian të Dakotës së Jugut, në shba, më 23 korrik 2010. Kokrra e breshërit që theu rekordin evropian, u prodhua gjatë stuhisë së dytë të dhunshme që u përplas në italinë e veriut brenda një jave. Stuhitë sollën tornado shkatërrimtarë, që nuk ishin parë kurrë në italinë e veriut më herët, dëshmi të shumta të breshërit gjigand, si edhe i morën jetën të paktën dy personave.

Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45