Diplomatja amerikane, Yuri Kim u ndal në kryesinë e kuvendit, ku për më shumë se katër orë zhvilloi takime ‘kokë më kokë’ me dy kryetarët e grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Enkelejd Alibeaj. Lobimi rus në Partinë Demokratike, ka vënë në lëvizje prej dy ditësh selinë diplomatike amerikane. Pas bisedimeve me kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi për ndryshime në kuadrin ligjor, po e njëjta dakordësi u arrit edhe në Kuvend. Detajet i ndau kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.