SPAK ka zbarkuar në Gjirokastër me dy urdhër arreste për të vënë përpara drejtësisë dy kokat e një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike tip heroinë nga Shqipëria, në Greqi e më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian. Forcat RENEA mbërritën në Gjirokastër mëngjesin e kësaj të mërkure, ku si rezultat i operacionit policor të koduar “Kujtesa”, i kryer në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetitu u bë e mundur arrestimi i Irfan Sulajt dhe Dëfrim Çelajt, të dy me origjinë nga Fieri.