Ka shkuar në 118 numri i drejtuesve të mjeteve të kapur për përdorim të lëndëve narkotike në timon, që prej nisjes së kontrolleve me pajisjen e posaçme AquilaScan nga ana e policisë rrugore. I fundit që ka rënë në prangat e policisë ka qenë shtetasi me inicialet Xh.M. Ai është ndalur nga policia në rrugën Tiranë-Rinas.