Policia e Tiranës ka finalizuar të mërkurën operacionin “Komuna 2”, duke vënë në pranga një shpërndarëse droge. E arrestuara është identifikuar si Denisa Bushka, 34-vjeçe, banuese në Tiranë. Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.