Një person është arrestuar dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë nga ana e policisë pasi gjatë kontrolleve në automjetin e tyre u gjetën sasi lëndësh narkotike kokainë dhe hashash. Në pranga ka përfunduar 40 vjeçari Nikolin Çuko, pronari i makinës. Ai është ndaluar në momentin që po udhëtonte nga Dimali në drejtim të Kuçovë.