Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shitjes së drogës së fortë heroinë dhe kokainë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Fshehtësia." Një person u arrestua në flagrancë ndërsa lëvizte me taksinë për tu kamufluar, për të shpërndarë doza heroine. Pas kontrolleve, u gjetën 50 gram heroine, 250 mijë lekë, 100 euro dhe një peshore elektronike. Ai u arrestua për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve.