Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim çështjen e pengmarrjes dhe vrasjes së Jani Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar të vitit 2020. SPAK ka ngritur akuza ndaj 7 personave për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa ka kërkuar pushimin e akuzës për 5 të tjerë.