Gjykata ka lënë në burg Arben Ferizin dhe Egert Vargun, dy të arrestuarit për kokainën e sekuestruar në Durrës. Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të arsyeshme që të japë masën e sigurisë burg pa afat për Ferizin, administrator i kompanisë “Apetit Group”, për të cilën mbërriti në portin e Durrësit konteineri me mish pule brenda të cilit u gjetën 45.5 kg kokainë.