Kodrat e fshatit Kërkovë në Vlorë janë përfshirë nga flakët këtë të premte, duke bërë që të digjet një sipërfaqe e konsiderueshme, e mbjellë me ullinj dhe pemtari. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas marrjes së njoftimit, por terreni ka vështirësuar ndërhyrjen dhe për të vënë nën kontroll flakët e shumta, janë dashur disa orë luftë me zjarrin. Autoritetet njoftojnë se t5ashmë situate është nën kontroll dhe se nga zjarri I madh janë djegur një numër I konsiderueshëm pemësh, kryesisht ullinj, që kultivoheshin nga banorët e zonës.