Top News – Kodi Zgjedhor, ja kush penalizohet/ Zbardhen 13 vendime që dënojnë zyrtarët
24/01/2021 13:56

Që prej 25 dhjetorit kanë nisur efektin e tyre dispozitat e reja te Kodit Zgjedhor, te cilat parashikojne ndalimin e veprimtarive publike dhe perdorimit te burimeve shteterore ne periudhen 4 mujore perpara zgjedhjeve per Kuvend. Madje, për këtë janë angazhuar disa institucione të pavarura per monitorimin e funksionimit te ketyre kufizimeve dhe ofruar mbeshtetje per te gjithe aktoret institucionale subjekt i ligjit. Në shkelje të Kodit Zgjedhor janë miratuar akte dhe vendime, të cilat sjellin përfitime apo masa lehtësuese për periudhën katër mujore para zgjedhjeve. Mes tyre janë 3 Vendime të Këshillit të Ministrave; 1 akt normativ; 5 akte ligjore si dhe 3 akte ligjore që kanë të bëjnë me Tatimin mbi të Ardhurat, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe Taksat Vendore, që filluan të zbatohen nga 1 janari 2021 dhe do të jenë në fuqi brenda periudhës 4 mujore. Gjatë hartimit të rregullores së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për detajimin e kufizimeve të Kodit Zgjedhor, u përfshi një korelacion mes veprimtarive të ndaluara dhe periudhës së fondeve të vendosura në dispozicion për to. Ky interpretim i lehtësuar i ndalimit drastik të cdo aktiviteti publik të zyrtarëve të lartë gjatë katër muajve para zgjedhjeve, krijoi mospërputhje me pritshmëritë e subjekteve politike opozitare dhe publikut gjatë këtyre javëve të para të nisjes së efekteve të dispozitave. Kufizimet e veprimtarive publike filluan efektin e tyre vetëm një ditë pas miratimit të rrregullores nga KQZ, duke e bërë të pamundur informimin paraprak të institucioneve dhe zyrtarëve subjekt i ligjit për detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Top News – Shabani, Avokat i Popullit. Merr detyrën, Erinda Ballanca ikën pas 8 vitesh
19/12 21:45
Top News – Dy aksidente, tre të plagosur. Fier e Lezhë, katër mjete përplasen në rrugë
19/12 20:00
Top Channel/ 23 vite “Fiks Fare”/ Investigime dhe transparencë, zëri që sfidon padrejtësitë
19/12 19:57
Top Channel/ Spak i komunikon mbylljen e hetimeve, Benet Beci zyrtarisht i pandehur
19/12 19:42
Top Channel/ 16 mijë faqe akuza Ballukut/ Shtyhet vendimin për imunitetin, USB merret nga deputetët
19/12 19:40
Top Channel/ Benzi përplaset me Zetorin në aksin Fier-Berat, lëndohet drejtuesi i mjetit bujqësor
19/12 18:41
Top News – ‘Do apo nuk do e majta’. Meloni: Ujdia me Shqipërinë do të funksionojë!
19/12 18:27
Top News – Benet Beci në SPAK. 2 orë për dosjen me akuzat për tenderin e KESH
19/12 18:14
Top News- Gati të rihapet TikTok, Rama e konfirmon për Politico, zbulon detaje
19/12 17:14
Top News- Kryen tre vjedhje brenda javës/ Arrestohen autorët, dalin pamjet e kamerave të sigurisë
19/12 17:12
Top Channel/ Pas dy orësh në Spak, Benet Beci del nga Prokuroria e Posaçme
19/12 17:11
Top News- Balluku, shtyhet mbledhja/ Debate në këshillin e mandateve, SPAK tregon provat
19/12 16:19
Top News- Kakavija e bllokuar për disa orë, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
19/12 16:12
Top News – Ceremonia e diplomimit në KPGJT. Investim në arsimin profesional e të ardhmen e të rinjve
19/12 15:38
Top News- “Syri magjik” monitorim çdo lëvizjeje, vrasësit nuk shpëtojnë, qytetet me kamera
19/12 15:37
Top Channel/ Sot mori detyrën në krye të SPAK, Klodian Braho e nis me Ballukun, mbron në Kuvend…
19/12 15:27
Top Channel/ Tritol në makinë/ Tiranë, po hetohen të gjitha lidhjet e pronarit të mjetit
19/12 15:22
Top Channel/ Rama: Do të hapim Tik Tok. Ndalimi nuk zgjat. Kemi bërë partneritet me platformën
19/12 15:13
Top Channel/ Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
19/12 15:12
Top News- Arrestohet ekstremisiti shqiptar i Bandës së Çekiçve, plagosi neonazistët në Budapest
19/12 13:36
DIGITALB DIGITALB