Brenda këtij vitit publikohet Kodi i ri Penal, i cili do t’i nënshtrohet një procesi konsultimi me gjyqtarë, avokatë dhe grupet e interesit. Ministri i drejtësisë, Ulsi Manja hodhi poshtë pretendimet që kanë qarkulluar për heqjen e nenit të ‘shpërdorimit të detyrës’ në Kodin e ri Penal. Sipas Manjës, drafti i Kodit të ri Penal ka reflektuar 52 direktivat e Bashkimit Europian.