Koço Kokëdhima, President I klubit të Futbollit të Apolonisë, është pezulluar për një vit nga të gjitha aktivitetet sportive, e gjithçka për shkak të incidenteve të ndodhura në ndeshjen mes Apollonisë dhe Gramshit, të futbollit për femra. Kësisoj, Kokëdhima nuk do të mund të marrë pjesë në aktivitetet sportive për 1 vit, teka Komisioni i Disiplinës, pasi mori në shqyrtim rastet, mori vendimet përkatëse për ngjarjet e fundit në futbollin shqiptar.