Komuniteti Mysliman i Shqipërisë pas shkrimit të NYT për ngritjen e shtetit sovran të urdhrit bektashi në Tiranë. Një ide kjo e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të komunitetit Bektashi Baba Mondi. Përmes një deklarate komuniteti mysliman duke iu referuar qëndrimit të kreut të qeverisë se “Mini-shteti” do t’I shërbente tolerancës fetare, thotë se vendi ynë nuk është përballë rrezikut të prishjes së harmonisë e dilogut. Sipas KMSH-së, një nismë e tillë do të ishte precedent I rrezikshëm për të ardhmen.