Earvin Magic johnson shënon një arritje me të cilën shumë pak sportistë mund të mburren. Ish lojtari i NBA dhe legjenda e basketbollit botëror është sportisti i katërt pprofesional miliarder në historinë. Në moshën 64 vjecare, ish ylli i LA Lakers dhe pjesëtar i së famshmes Dream Team të Lojërave Olimpike të 1992 në barcelonë, kaloi kufirin e 1 miliardë dollarëve pasuri, falë portofolit të investimeve dhe ndërtimit të një perandorie të vërtetë mediatike rreth tij