Pas deklaratave të bëra nga ana e kreut të partisë së Iirisë, Ilir Meta kundrejt kryeprokurorit të posaçëm Altin Dumani, reagoi KLP. Përmes një deklarate, Këshilli I Lartë I Prokurorisë dënoi gjuhën e urrjetjes si dhe veprimet fyese në drejtim të kreut të spak duke i cilësuar ato si presione. “Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë.