Në ditën kur bëhët një bilanc I punës së Reformës në drejtës 5 vite pas miratimit të saj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur emërimin e prokurorëve Adnand Xholi dhe Dorina Bejko në Prokurorinë e Posaçme SPAK . Në përfundim të procesit të pikëzimit, KLP renditi prokurorët Adnand Xholi me 183 pikë dhe Dorina Bejko me 180 pikë. KLP ka emëruar deri më tani 15 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Të dy i kanë plotësuar kriteret për të qenë prokurorë të strukturës së posacme pasi kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.