Fiks Fare denoncoi këtë të martë abuzimin që bën një klinikë estetike në Tiranë me pacientët e saj, në analizimin e gjakut. Klinika Dermolife për arsye përfitimi ,kampionet e gjakut që u merr pacientëve për analiza, përpara se të kryejnë ndërhyrjet estetike, i hedh ne koshin e mbeturinave , ndërkohë pacientëve u printon përgjigje të gatshme analizash. Analizat që kjo klinikë bën para se të kryejë ndërhyrjen për vendosjen e balonit gastrik në stomakun e një pacienti i kushton atij 100 euro, por ato janë fiktive. Skandali u zbulua nga Fiks Fare, ku mbrëmjen e kësaj të marten në emisionin investigative u transmetua edhe se si funksionon skema.