Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në mesin e shekullit. Një raport i fundit i publikuar nga Instituti i Potsdamit thotë se shkak për këtë rënie ekonomike do të jenë ndryshimet klimatike. “Zbuluam se gjatë 25 deri në 30 vitet e ardhshme, ndikimi tek ekonomia do të jetë i vazhdueshëm në skenarë të ndryshëm të nivelit të ndotjes, pavarësisht nëse do të gjendemi në një botë me ndotje të lartë apo të ulët”, tregon Maximilian Kotz, nga Instituti i Potsdamit për Studimin e Ndikimit Klimatik për Zërin e Amerikës.