Sali Berisha akuzoi Këshillin e Lartë Gjyqësor se ka marrë në mbrojtje gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka me refuzimin e kërkesës për të nisur procedurën e shkarkimit të saj për shkak të falsifikimit në formularin e dekriminalizimit. Berisha - Ky falsifikim është vërtetuar me ekspertizë nga laboratori kriminalistik dhe në bazë të saj, Irena Gjoka është dënuar si falsifikatore penalisht. Si kriminele pra. Por kjo natyrisht për 6 firmëtarët e mësipërm, nuk ekziston. Shikoni se çfarë turpi njerëzor është në qeverinë e gjyqësorit. Dëgjojeni, imagjinojeni, janë institucion kushtetutes. Janë të gdhendur në librin kryesor të shtetit si institucion ata. KLGj tha se ja përcolli dosjen e gjyqtares Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Por, Berisha thotë se skandali thellohet edhe më tej, pasi Këshilli nuk e ka dorëzuar në ILD nisjen e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Irena Gjoka.