Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi të mos marrë në shqyrtim relacionin e Këshillit të Karrierës mbi vlefshmërinë e mandatit të gjyqtares së posaçme Irena Gjoka, e cila nga hetimi i thelluar i Prokurorisë së Përgjithshme rezultoi e dënuar në Greqi për përdorim vize të falsifikuar dhe që nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.