Klement Çala, pjesë e grupit të grabitjes së 4.6 milionë eurove në Rinas, është transferuar në regjimin e posaçëm 41 biss. Ai u transferua në këtë sektor të sigurisë së lartë me urdhër të ministrit të drejtësisë. Masa ndaj tij u mor pas një vlerësimi të hollësishëm nga autoritetet përgjegjëse, duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë të të dënuarit.