Një kaktus gjigand Saguaro, që ka jetuar prej rreth 200 vitesh, është rrëzuar nga shiu i rrëmbyer në shtetin jugperëndimor të Arizonës, në SHBA. “Shirat sezonalë të fuqishëm, mund të lënë shenja në panoramën e shkretëtirës. Humbja e këtij kaktusi të stërmadh dhe të famshëm, është një ndryshim që nuk do tu pëlqejë aspak vizitorëve të rregullt të parkut”, tha drejtoria e parkut shtetëror të Arizonës në faqen e saj në Facebook.