Zbulohet një lokal në fshatin Krahës 1, i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndës narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga pronari i lokalit dhe një 35-vjeçar i cili siguronte cannabisin që shitej në këtë ambient. Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër të implikuar në këtë rast.