Ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike kanë shkaktuar probleme për spitalet, ku kirurgët janë detyruar të kryejnë operacione nën dritën e qirinjve. CNN tregon eksperiencën e doktorit Boris Todurov, shef i shërbimeve mjekësore në institutin Heart të Kievit, që ka publikuar edhe një video në rrjetet sociale ku tregohet një ekip mjekësor që kryen një ndërhyrje kirurgjikale në zemrën e një fëmije, në kushtet e mungesës së energjisë, me ndihmën e llampave me bateri.