Rusia ka përdorur raketat hipersonike Kinzhal tre herë gjatë asaj që moska e quan një operacion special ushtarak në Ukrainë – tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu të dielën. Raketat Kinzhal janë pjesë e një vargu armësh të reja hipersonike që presidenti Vladimir Putin prezantoi në 2018-ën në një fjalim me tone luftarake në të cilin ai tha se ato mund të godisnin cdo pjesë të botës dhe mund të evitonin edhe mburojën raketore amerikane.