Kina thotë se testoi me sukses uljen dhe ngritjen të avionëve të saj ushtarakë në një aeroplanmbajtëse duke përdorur sistemet elektromagnetike. Testimet, siç njoftojnë mediat shtetërore kineze u kryen në luftanijen Fujian para 3 shtatorit, kur Pekini festoi me një paradë gjigante 80 vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.