Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Kinës të jetë transparente dhe të bëjë publike në kohë reale të dhënat nga infektimet nga koronavirusi, në një kohë kur vendi po përballet me një valë të re infektimesh. Shtimi i rasteve me koronavirus, ku sipas disa raportimeve, tashmë spitalet në Kinë, janë të mbushura më pacientë të infektuar, ka detyruar shumë vende perëndimore të rikthejnë disa masa shtrënguese për udhëtarët nga ky vend.