Kina po rrit mbështetjen për luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë duke furnizuar rusinë me pjesë tankesh, karburant raketash dhe pajisje të tjera. Zyrtarë amerikanë, e kanë konfirmuar këtë për Bloomberg. Alarmi u ndez kur Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti në Kinë për një vizitë zyrtare të hënën, me të dyja vendet që synojnë të forcojnë lidhjet diplomatike ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Sipas zyrtarëve amerikanë, Pekini i ka dërguar Rusisë pjesë tankesh dhe armatimesh të tjera, karburant për raketa dhe imazhe satelitore.