Pentagoni paralajmëroi se Kina po përgatitet të nisë luftë në rajonin e Indo-Paqësorit. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Pekini “po përgatitet në mënyrë të besueshme” që të përdorë forcë ushtarake për të përmbysur balancën e fuqisë në Azi, teksa u zotua se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të aleatëve të tyre në këtë rajon.