Partia komuniste në Kinë ka vënë në lëvizje një ligj të diskutueshëm për sigurinë kombëtare në Hong Kong, një lëvizje që konsiderohet si një shtrëngim i konsiderueshëm i lirive të qytetit. Ligji ndalon tradhëtinë, ndarjen, subversionin dhe mund të anashkalojë ligjvënësit e Hong Kongut. Kritikët thonë se Kina po shkel premtimin për të lejuar për qytetarët e Hong Kongut liri që nuk shihen në rajonet e tjera të vendit. Dhe e gjithë kjo, ka gjasa të ndezë zemërimin publik dhe mund të shkaktojë protesta të reja dhe kërkesa për reforma demokratike.