Miliona banorë në zonat afër Pekinit në Kinë janë urdhëruar që të izolohen nga kjo e martë ndërsa autoritetet po shtojnë përpjekjet që të frenojnë përhapjen e koronavirusit para se Partia Komuniste të mbajë një mbledhje të rëndësishme të saj gjatë këtij viti. Pothuajse 4 milionë persona në provincën Hebei, që gjendet në rrethinë të Pekinit, u urdhëruan që të qëndronin në shtëpi deri në fund të javës, teksa autoritetet po tentojnë që të frenojnë disa shpërthime të vogla të virusit.