Ministria e Mbrojtjes në Kinë ka njoftuar këtë të mërkurë se do të dërgojë trupa ushtarakë në Rusi. Ata do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë dhe vendet e tjera përfshirë Indinë, Bjellorusinë dhe Taxhikistanin. Gjithashtu Ministria thekson se pjesëmarrja e Kinës në stërvitjet e përbashkëta me Rusinë nuk ka të bëjë me situatën aktuale ndërkombëtare dhe rajonale. Sipas tyre objektivi është thellimi i bashkëpunimit praktik dhe miqësor me ushtritë e vendeve pjesëmarrëse, zgjerimi i nivelit të bashkëpunimit strategjik ndërmjet palëve pjesëmarrëse dhe rritja e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të ndryshme të sigurisë thanë një deklaratë Ministria. Ndërsa sicc kanë thënë edhe ekspertët Kina ka më shumë mundësi që t`i ofrojë Rusisë elemente të vogla si plumba dhe ushqime sesa avionë luftarkë dhe tanqe.