Kina është gati të ndërhyjë në krah të Iranit, fillimisht përmes ndihmës financiare dhe më pas përmes furnizimit me raketa dhe mjete të tjera ushtarake, nëse Teherani do t’ja kërkojë. Kështu kanë deklaruar për CNN tre burime nga autoritetet në Pekin, që thanë se qëndrimi i Kinës aktualisht synon që të shuajë konfliktin, por nëse Irani do të kërkojë asistencë, është e gatshme që t’ja ofrojë atë.