Rishikim i kuadrit ligjor për financimin e partive, ishte thelbi i diskutimeve midis ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim, kreut të KQZ dhe përfaqësuesve të partive politike, duke nisur nga raporti i fundit i inteligjencës amerikane publikuar së fundmi. Vetë ambasadorja e SHBA nuk dha asnjë detaj nga takimi. Nga ana tjetër, në nje dalje për mediet, kreu i KQZ, u shpreh se kuadri ligjor duhet të përmirësohet.