Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka urdhëruar ushtrinë të ndërhyjë për të ndihmuar në zonat e goditura kohët e fundit nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet. Sipas raporteve të mediave shtetërore mbi një mijë shtëpi janë dëmtuar, duke detyruar rreth 5,000 njerëz të largohen. Kjo u raportua nga agjencia shtetërore Kcna e cituar nga BBC, mes shqetësimeve mbi krizën ekonomike dhe mungesës së ushqimit.