Krishtlindja është e ndaluar në Korenë e veriut, por kjo nuk po ndalon një grup aktivistësh që të dërgojnë mesazhe shprese, besimi dhe lirie për njerëzit që po vuajnë nën diktaturën e Kim Jong Unit. USB me materiale festive, që përfshijnë edhe lexime të biblës, janë hedhur në detin e verdhë, të futura në shishe, në mënyrë që rrymat ti cojnë ato në brigjet e gadishullit koreano verior.