Kim Jong un nuk e ka bërë kurrë publike datëlindjen e tij, por besohet se ai ka festuar këto ditë 40-vjetorin. Por, duke marrë shkas edhe nga publikimi të hënën i disa fotove të rralla të tij me vajzën 10-vjeçare në një fermë pulash në Korenë e Veriut, shumë njerëz besojnë se ditëlindja e 40 e udhëheqësit të vendit komunist është festuar po të hënën.