Fishekzjarrët dhe molotovët e protestuesve drejt Kryeministrisë morën kundërpërgjigjen e menjëhershme të policisë që hodhi ujë me presion në drejtim të tyre. Presioni i ujit arriti deri në podium, ku ndodhej Sali Berisha, I cili u largua me shpejtësi nga rojet e tij. Tensionet e përplasjet vijuan disa minuta, ndërsa pjesa e sheshit para Kryeministrisë u zbraz brenda pak minutash. Sali Berisha në ndryshim nga herët e kaluara u rreshtua krah protestuesve për të vijuar marshimin drejt Parlamentit. Në fjalën e mbajtur ai tha se fundi I kryeministrit Rama do të jetë njësoj me atë të ish-diktatorit Enver Hoxha.