Rusia goditi kryeqytetin ukrainas të Kievit menjëherë pas një takimi midis Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres të enjten në mbrëmje. Të paktën një person u vra dhe disa u plagosën, duke përfshirë disa të cilët u bllokuan nën rrënoja, sipas zyrtarëve të shpëtimit. Kryebashkiaku, Vitali Klitschko tha se distrikti në pjesën veriperëndimore të qytetit u godit dy herë, duke shkaktuar zjarre në të paktën dy ndërtesa të larta.