38 anëtarë të Asamblesë së Këshillit të Europës kanë firmosur draft-rezolutën e propozuar nga deputeti i CDU-së Knut Abraham dhe ajo demokrate Jorida Tabaku, për sulmin mbi Policinë e Kosovës, ku humbi jetën Rreshteri Afrim Bunjaku. Lajmi është bërë I ditur nga vetë Tabaku, e cila shton se rezoluta do t’i hapë rrugë hetimit ndërkombëtar.