Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka kërkuar nga Maqedonia e Veriut që të përmbushë detyrimet e saj për ndryshimet kushtetuese, nëse dëshiron të nisë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite të zhvilluar në Shkup, diplomati tha se tashmë nuk ka më vend për negociata të reja dhe se marrëveshja e arritur në vitin 2022 duhet të zbatohet plotësisht. “Nuk ka vend për kërkesa të mëtejshme. Ne e dimë cilat janë Kriteret e Kopenhagës, e dimë cilat reforma duhen përfunduar dhe tani është koha për zbatim”, deklaroi Costa.