Top News- KFOR stërvitje në veri/ Operacione ajrore në pikat kyçe të kufirit me Serbinë
23/10/2025 18:52

Trupat amerikane, letoneze, polake, turke dhe gjermane të udhëhequr nga KFOR, kanë zhvilluar operacione ajrore në pjesën veriore, në kuadër të stërvitjeve për ngritjen e aftësive ndërvepruese dhe gatishmërisë operacionale. Sipas një reagimi në FaceBook, NATO shprehet se operacionet të kryera si gjatë ditës ashtu edhe natës me mbështetje të njësive ajrore, u mundësojnë patrullave të arrijnë zonat kyçe përgjatë kufirit, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale mes forcave të KFOR-it në rajon. KFOR-i thekson më tej se aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësive operacionale, duke garantuar që misioni të rrisë efektivitetin në mbështetjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Misioni i NATO-s ka rol kyç në ruajtjen e sigurisë përgjatë vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Prania e KFOR-it u shtua gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës. Aktualisht, misioni paqeruajtës i NATO-s numëron mbi 4.600 trupa nga 33 shtete anëtare dhe partnere.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58