KFOR ka paralajmëruar Serbinë se është i angazhuar plotësisht për ruajtjen e paqes në veri të Kosovës, ku ka katërfishuar praninë ushtarake. Pothuajse 1000 ushtarë shtesë dhe armë të rënda janë dislokuar. “Ne kemi katërfishuar praninë e trupave në Veri të Kosovës dhe kemi trefishuar numrin e patrullave, duke përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare”, thotë KFOR-i.