Misioni i KFOR-it ka reaguar më në fund pas rrëmbimit të 3 policëve të Kosovës nga Serbia por nuk ka dhënë asnjë detaj apo shpjegim për ngjarjen e rëndë. Në një reagim të shkurtër, misioni tha se nuk ishte në zonën ku tre policë të Kosovës, siç e ka cilësuar KFOR-i, u arrestuan të mërkurën nga trupat serbe. Në një komunikatë për media, KFOR-i shkroi të enjten se ka dërguar një ekip në zonë dhe ka vendosur kontakte me përfaqësuesit e Kosovës dhe të autoriteteve serbe.