Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të mërkurën se do të ketë lëvizje të shtuara të trupave dhe automjeteve të tij në territorin e Kosovës gjatë ditëve në vijim, pasi sic u tha në deklaratë, do të kryhen disa “procedura normale”. Në një komunikatë për shtyp të mërkurën, Forca Ndërkombëtare Paqeruajtëse tha se "rritja e lëvizjes së trupave dhe automjeteve të KFOR-it brenda Kosovës vjen për shkak të procedurave normale të pranim-dorëzimit të kontingjenteve“.