Ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se kërkesa se Ramës që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore, e cila synon ndarjen e Kosovës. Berisha tha se Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga çështjet e brendshme të Kosovës, pasi më ndërhyrjet e tij ai kërkon ta acarojë gjithmonë e më shumë situatën.